Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: “Menaxher për ndërtimin e urave”
Detyrat që duhet të përmbushë:
· Ndjek zbatimin me korrektësi nga ana e kontraktorëve të grafikut të punimeve , cilësisë dhe kostos
· Organizon, ndjek dhe supervizon proceset e punës së shoqerisë;
· Ndjek zbatimin e projekteve në sipërmarrje si dhe bashkëpunon me inxhinierët dhe teknikët drejtues të punimeve të projekteve të tjera të shoqërisë.
· Bashkërendon aktivitetet planifikuese me departamentin teknik.
· Kryen parashikimet përkatëse të kostove të ndërtimit për plotësimin e preventivave e proçedurave të lidhura me to.
Kualifikime/ Kërkesa:
· Diploma – Inxhinier ndertimi. (Civil, infrastructure ose struktural)
· Të ketë eksperience 5 vjecare si inxhinier zbatiminë ndërtimin e urave. (aplikanti duhet të ketë të paktën 3 referenca të këtyre projekteve)
· Të ketë experience në zbatimin e kontratave të lidhur sipas normave FIDIC.
· Të njoh dhe të aplikojë gjatë punës në zbatim njërin prej programeve Mikrosoft project, Primavera (ose ndonjë të ngjashëm me këto).
· Të ketë njohuri të mjaftueshme lidhur me performancën e HSE në kontrata zbatimi.
· Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi të punës në grup.
· Të zotëroj shumë mire gjuhën Angleze
· Të ketë leje drejtimi automjeti.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
brenda datës 10.05.2015.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
-Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse ka në dispozicion).
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
Me ne më të sukseshëm!